Hetuesit e OKB-së kanë bërë thirrje për riatdhesim të të gjithë fëmijëve të xhihadistëve të huaj në Shtetin Islamik.

Komisioni i Pavarur dhe Ndërkombëtar i Hetimit (IOC) mbi Sirinë, i krijuar në 2011 nga Këshilli i OKB-së për të Drejtat e Njeriut, ka pohuar sot se shumë prej këtyre fëmijëve janë në një situatë veçanërisht të pasigurt, sepse nuk kanë një dokument identifikimi.

Po ashtu bëhet e ditur se hetuesit u kërkojnë vendeve të origjinës së luftëtarëve të huaj që të thjeshtojnë procedurat e regjistrimit të shtetasve të tyre të lindur në Siri.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb