KORCE- Bashkia e Korçës ka reaguar pas kërkesës për ndihme nga ana e bashkëshortes se të ndjerit Enea Ftoj, i cili ndërroi jetë në komisariatin e këtij qyteti. Bashkia thotë se Entelës i janë ofruar disa shërbime dhe mundësi për punësim dhe strehim nëpërmjet bonusit të strehimit.

Në një prononcim për “BalkanWeb”, drejtoresha e marrëdhënieve me publikun pranë kësaj bashkie, Larisa Katundi u shpreh se disa nga alternativat për punësim dhe strehim janë refuzuar nga bashkëshortja e të ndjerit, megjithate sipas saj Bashkia është e hapur dhe e predispozuar për ta ndihmuar ketë familje.
Kujtojmë se një ditë më parë Entela Ftoj tregoi se prej dy javësh fle tek pazari i Korçës dhe në lulishten e qytetit, pasi nuk ka strehë ku të fusë kokën.

NGJARJA
Enea Ftoi ndërroi jetë më 17 maj në ambientet e paraburgimit të Korçës, ku kishte tre ditë që qëndronte pasi ishte ndaluar për ‘vjedhje me dhunë’. Ftoi ditën kur ndodhi ngjarja, duhej të dilte në sallën e gjyqit për akuzën që rëndonte ndaj tij. Ndonëse familjarët e prisnin atë në sallën e gjyqit, ata u njoftuan për ngjarjen e rëndë. Fill pas ngjarjes, familjarët e viktimës hodhën akuza të rënda, për policinë, pasi kanë dyshime se djali i tyre është dhunuar në paraburgim, që i ka shkaktuar edhe vdekjen. Po ashtu familjarët akuzojnë punonjësin e policisë, Arqile Ropi, pasi pretendohet se ai ka ushtruar dhunë ndaj tij. Mes të tjerash familjarët deklarojnë se disponojnë fakte dhe prova që Enea Ftoi është dhunuar dhe më pas vrarë. Ata kanë bërë foto dhe video, ku duken qartë sipas tyre shenjat në trupin e tij.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: