Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi përmes një statusi në Twitter ka falënderuar ambasadoren e SHBA-ve, Yuri Kim për thirrjen e bërë për pajisjen e qytetarëve me karta identiteti.

Sipas Kryemadhit, pajisja me karta dhe pasaporta është e vlefshme për zgjedhjet e 25 prillit, që qytetarët të marrin pjesë.

STATUSI I PLOTE
Faleminderit
@USAmbAlbania që i nxit qytetarët për të marrë pjesë në zgjedhjet e 25 Prillit. Ne presim një ndryshim të madh prej këtyre zgjedhjeve dhe të gjithë votuesit duhet të sigurohen që kanë kartë identiteti apo pasaportë biometrike të vlefshme për të marrë pjesë në votime.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb