Infektologu kosovar Arben Vishaj vjen me një apel për qytetarët, duke u bërë thirrje që mos t’i hedhin maskat në rrugë. Ai pohon se përhapja e virusit ndodhë shumë lehtë për shkak se virusi mund të qëndroj dy deri në tre ditë në produktet e përdorura që janë hedhur në rrugë.

Pamje të tilla të maskave dhe dorëzave të përdorura nga pacientët shihen vazhdimisht në oborrin e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës por jo vetëm aty, pamje të tilla shihen kudo nëpër rrugë dhe kjo paraqet rrezik të madh për shpërndarjen e COVID-19.

“Në qoftë se një pacient paraprakisht ka mbajtur maskën dhe ka qenë i infektuar, mundësia që të përhapë virusin është shumë e madhe. Virusi mund të qëndroj deri në dy ditë ose edhe tri ditë kështu që apeloj që maskat që përdoren të hidhen në koshin e mbeturinave dhe assesi në tokë”, deklaroi për RTV Dukagjinin, Arben Vishaj.

Vishaj po ashtu thotë se virusi është shumë i shpejtë edhe përmes pështymës në rrugë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: