Një guvernator rajonal në veri të Greqisë ka kërkuar vendosjen e gjendjes së jashtëzakonshme në kufi me Maqedoninë, për shkak të krizës me emigrantë.

Apostolos Tzitzikostas, guvernator i rajonit të Maqedonisë Qendrore, ka thënë se numri i migrantëve të bllokuar në kufi ka arritur në së paku 13,000.

Tzitzikostas ka thënë se në gjithë rajonin e Maqedonisë Qendrore janë 20,000 migrantë.

“Nuk mund ta bartim më vetë këtë peshë”, ka thënë ai për transmetuesin grek Skai, derisa ka vizituar pikën kufitare me Maqedoninë Idomeni.

Gjendja e jashtëzakonshme do të lehtësonte furnizimin me ndihma, thonë mediat greke.

Tzitzikostas i ka bërë thirrje Maqedonisë që të hapë kufijtë e saj menjëherë.

Maqedonia lejon në territorin e saj vetëm sirianë dhe irakianë, ndonëse edhe ata duhet t’iu nënshtrohen kontrolleve të rrepta.

Më herët, komisionari për Migrim i Bashkimit Evropian, Dimitris Avromopoulos, ka thënë se Greqia është e mbingarkuar me emigrantë dhe se e gjithë bota duhet të reagojë.

Së paku 2,000 emigrantë të rinj regjistrohen në Greqi çdo ditë.

Mbi 125,000 njerëz kanë arritur këtë vit në brigjet greke – gati 12 herë më shumë se në tre muajt e parë të vitit 2015.

Avromopoulos: Greqia është mbingarkuar me migrantë
Komisionari për Migrim i Bashkimit Evropian, Dimitris Avromopoulos, ka thënë se Greqia është e mbingarkuar me migrantë dhe se e gjithë bota duhet të reagojë.

Së paku 2,000 migrantë të rinj regjistrohen në Greqi çdo ditë.

Por, më shumë se 10,000 janë të bllokuar në kufirin verior me Maqedoninë, pasi kjo e fundit lejon brenda vetëm sirianët dhe irakianët.

Avromopoulos ka thënë se shtetet e tjera duhet të mbështesin Greqinë.

“Duhet ta mobilizojmë gjithë Bashkimin Evropian. Këtë situatë, duhet ta shohim si çështje globale dhe jo rajonale”, ka thënë Avromopoulos për BBC-në.

Mbi 125,000 njerëz kanë arritur këtë vit në brigjet greke – gati 12 herë më shumë se në tre muajt e parë të vitit 2015.

Shumica e tyre kanë ikur nga konfliktet në Siri, Irak dhe Afganistan dhe kanë udhëtuar nga Turqia.

Tetë vende të zonës së lëvizjes së lirë në BE, apo Schengen, kanë vendosur kufizime në kufijtë e tyre, duke shkaktuar bllokimin e njerëzve në Greqi.

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb