MOSKË

Ministria e Jashtme e Rusisë ka akuzuar të mërkurën opozitën në Venezuelë për përdorim të dhunës, në atë që e quajti se po tërheq trupat e armatosura të vendit, për t’i dërguar ata drejt një konflikti të armatosur.

Rusia ka hedhur këto akuza, pas thirrjes së Guaido për grusht shteti në vend. Guaido bëri thirrje ndaj ushtrisë që të mund të rrëzohet presidenti në detyrë Nikolas Maduro, raporton “Reuters”.

Në Venezuelë po rrezikohet edhe konflikti i armatosur. Rusia po akuzon SHBA-në se qëndron pas puçit ushtarak për të rrëzuar Maduron nga pushteti.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb