SHKUP- Një tjetër shfaqje antishqiptare u luajt sot në stadiumin “Filipi II” të Shkupit.

Në takimin mes Vardarit dhe Shkëndijës, tifozët e ekipit vendas nuk i pushuan thirrjet “Shqiptari i mirë, shqiptar i vdekur”.

Pavarësisht paralajmërimeve të arbitrit, tifozët e Vardarit vazhduan t’i përsërisnin koret raciste, ndërsa arbitri nuk e ndërpreu lojën. Kjo ngjarje vjen vetëm një javë pasi drejtuesit e Shkëndijës u dhunuan në tribunë nga huliganët maqedonas në duelin mes këtyre ekipeve.

Vardari fitoi 1-0 me një gol të dyshimtë të Jasir Asanit që në minutën e nëntë, duke u shkëputur +5 pikë nga Shëkndija në luftën për titull.
(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: