TIRANË- Partia Socialiste padit ish-kryeministrin e vendit, Sali Berisha për thirrjet e tij për armatosjen e popullsisë.

Padia e PS-së është depozituar sot në Prokurorinë e Përgjithshme, nga nënkryetari i grupit parlamentar të kësaj force Taulant Balla.

Mësohet se kallëzimi ndaj tij bëhet për veprat penale “Thirrje për armatosje kundër rendit kushtetues”, “Kallëzimi për ‘Thirrjet publike për veprime të dhunshme” dhe “Përhapje të informatave të rreme që ngjallin panik”.

TOPALLI: HAKMARJRE PRIMITIVE
Menjëherë pas padisë së depozituar në Prokurori nga PS-ja kundër ish kryeministrit Berisha, reagon edhe deputetja Jozefina Topalli.

Ish-kryeparlamentarja thotë se padia vjen si hakmarrje për denoncimin e Arben Frrokut

“Denoncoi Shullazin e perjashtuan 10 dite, denoncoi Arben Frrokun i bejne kallezim penal! Hakmarrje primitive per Milin e Frrokun nga nje i deshperuari!”

(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb