Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky deri më tani u është drejtuar 19 parlamenteve globale në një përpjekje për të mbledhur mbështetjen gjatë pushtimit rus të Ukrainës, sipas numërimit të CNN.

I përshkruar nga kryeministri australian Scott Morrison muajin e kaluar si një “luan i demokracisë”, Zelensky u është drejtuar gjithashtu katër institucioneve shumëpalëshe – Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, Këshillit Evropian, G7 dhe NATO-s – dhe ai gjithashtu foli virtualisht në Forumin e Dohas. Përveç kësaj, ai dha një mesazh të regjistruar paraprakisht në ndarjen e çmimeve Grammy të dielën në mbrëmje.

Fjalimi i tij i parë virtual ishte në Parlamentin Evropian më 1 mars dhe fjalimi i tij i fundit ishte në Parlamentin spanjoll të martën.

Fjalimi i tij i dytë ishte në Parlamentin e Mbretërisë së Bashkuar më 8 mars, me fjalime të mëvonshme çdo disa ditë për qeveritë e vendeve të mëposhtme: Polonia, Kanadaja, Shtetet e Bashkuara, Gjermania, Zvicra, Izraeli, Italia, Franca, Japonia, Suedia, Danimarka, Norvegjia, Belgjika, Holanda, Australia dhe Rumania.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: