Gjermania është e tmerruar: Persona në rrjete sociale kanë dalë hapur dhe propagandojnë thirrje për dhunë, për vrasje kundër të huajve, politikanëve, gazetarëve, artistëve, fëmijëve. Të shfrenuar dhe të pashqetësuar ata shkruajnë vazhdimisht në Facebook dhe Twitter.

Gazeta gjermane Bild ka bërë një fushatë, duke bërë transparente cdo profil të kërcënuesve.
“Kaq shumë urrejtje nuk ka pasur kurrë në vendin tonë! Dhe ai që mbjell urrejtje, korr dhunën. Kufiri i lirisë së shprehjes është tejkaluar me kohë, përderisa bëhet thirrje edhe për vrasje”, shkruan ‘Bild’.

‘Bild’ sqaron se ka ndërmarrë këtë fushatë të identifikimit dhe publikimit të gjithë atyre personave që bëjnë thirrje për dhunë në rrjetet sociale. Emrat dhe mesazhet e tyre janë publikuar në gazetë, me thirrjen ndaj kryeprokurorit për të marrë masa. Drejtori i gazetës tha se ky veprim vjen pas shpërthimit të dhunës ndaj refugjatëve.

‘Bild’ është ngopur: ‘Ne po publikojmë emrat e të gjithë atyre që ngjallin urrejtje. Zoti Prokuror i Përgjithshëm, tani është radha jote!’. Ky titull ka goditur sot në mbarë tregun e shtypit të shkruar.

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: