Shpëtimtari i planetit tonë kushton 52 milione dollarë dhe grumbullon pesë TON plastike prej oqeanit çdo ditë dhe riciklon atë për të prodhuar lëndë djegëse të rinovueshme, ndërsa lundron.

‘Shpëtimtari i Oqeanit ‘ është i dizajnuar që të mbledhë çdo ditë pesë ton të ndotjes plastike dhe do të bëhet anija e parë që do të vet furnizohet duke ricikluar mbeturinat e oqeanit në karburant.

Plastika do të copëtohet me finesë, dhe do të përpunohet përmes makinerisë në bord, e cila do ta shkatërrojë plotësisht me ndotje minimale atmosferike.

Firma që ka projektuar anijen thotë se ishte frymëzuar nga dokumentari i BBC-së Blue Planet, transmetuar nga natyralisti legjendar Sir David Attenborough.

Përshkruar si “korrje kombinimi i deteve”, është projektuar me dy platforma në të dyja anët e anijes prej 70 metra që do të kanalizojë ndotjen lundruese në një transportues.

Planet pioniere, të zbuluara sot në Southampton Boat Show, tregojnë se si kjo do të sjellë mbeturinat e oqeanit në ‘Shpwtimtarin e Oqeanit’, ku do të riciklohet duke përdorur një proces të teknologjisë së lartë.

BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb