Nga: ENEIDA CAKERRI

300 gr. thjerrëza
2 gjokse pule
1 qepë
2 thelpinj hudhra
1 patate
1 karotë
1 degë selino
250 gr. salcë domate
2 gjethe dafinë
Mix erëza: xhinxher/piper i kuq/piper i zi
Kripë
Vaj ulliri

Ziejmë thjerrëzat deri sa të zbuten, por jo të gatuhen totalisht. Në një tigan të thellë në vaj ulliri skuqim mishin e pulës në kubikë dhe e heqim. Shtojmë aty qepën në kubikë të vegjël. Pasi zbutet qepa, shtojmë hudhrat, karotën, selinon dhe më pas pataten po në kubikë.
Pasi janë skuqur shtojmë salcën e domates. Pas 5 minutash i hedhim te tenxherja e thjerrzave dhe i ziejmë për 20-25 minuta me gjethet e dafinës . 10 minutat e fundit shtojmë mishin, erëzat dhe kripën.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb