Nga: ZONJA KATERINA

300 gr thjerrëza të kuqe
½ filxhan oriz basmati
2-3 karrota
1-2 qepë të njoma
2-3 lgj vaj ulliri
2-3 gjethe dafine
Kripë, piper

Lajmë thjerrëzat dhe i kullojmë. Pastrojmë karrotat dhe i grijmë së bashku me qepët. Në një tenxhere hedhim gjysmën e sasisë së vajit dhe kaurdisim lehtë qepët me hudhrat dhe karrotat. Shtojmë më pas thjerrëzat dhe gjethet e dafinës. Rregullojmë shijen me kripë dhe piper duke shtuar dhe ujë të ngrohtë në masë të thjerrëzave. Ulim temperaturën e sobës dhe e lemë gatimin në zjarr për 10 minuta.

Më pas shtojmë orizin, e përziejmë dhe e lemë të ziejë së bashku me përbërësit e tjerë për 15 minuta. Nga fundi i gatimit shtojmë pjesën tjetër të vajit të ullirit dhe e kemi gati për ta servirur të ngrohtë.
(Vila24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb