Nga: ZONJA KATERINA

500 gr thjerrëza
4-5 lgj vaj ulliri
2 qepë të thata
1-2 presh (pjesa e bardhë)
2 thelpinj hudhër
1-2 karrota
1-2 domate
1 lgj salcë domate
1-2 gjethe dafine
1 lgj koncentrat perimesh
Kripë, piper, rigon
Uthull për servirje

Në një tenxhere me ujë të ngrohtë ziejmë thjerrëzat për 5 minuta dhe më pas i kullojmë. Ndërkohë në një tigan me gjysmën e sasisë së vajit të ullirit kaurdisim qepën së bashku me thelpinjtë e hudhrës, preshin dhe karrotat. I kaurdisim për 2-3 minuta sa të zbuten dhe më pas shtojmë domatet të prera në kubikë të vegjël. Sapo domatet të fitojnë nxehtësi shtojmë salcën e domates. Rregullojmë shijen me kripë dhe piper dhe më pas shtojmë thjerrëzat dhe koncentratin e perimeve (buljon me ujë të ngrohtë). Vendosim 1-2 gjethe dafine dhe i lemë thjerrëzat të gatuhen për 25-30 minuta në temperaturë mesatare. Në 5 minutëshin e fundit shtojmë pjesën tjetër të vajit të ullirit dhe fikim sobën. E lemë të qetësohet pak dhe e servirim më pas të ngrohtë me pak uthull dhe piper të zi apo rigon sipas dëshirës.
(Vila24/ BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: