Në futboll shifrat thonë gjithnjë të vërtetë, shifrat flasin qartë kur bëhet fjala për Inter. Zikaltërit kryesojnë me meritë Serie A: 14 fitore, më shumë se çdo skuadër tjetër, 4 barazime dhe vetëm një humbje, më pak se çdo skuadër tjetër. Simone Inzaghi ka ndërtuar një armatë të vërtetë, janë ekipi që kanë shënuar më shumë gola, 49-të dhe kanë pësuar 15 gola, vetëm Napoli ka pësuar një gol më pak.

Ndaj Torinos siguruan fitoren e shtatë radhazi, kjo ishte mbyllja perfekte që mund ti bënin këtij viti, ku kanë më shumë se një arsye për të festuar Krishtlindjet. Ky ekip premton shumë, janë ata skuadra për tu mundur, jo vetëm për fatin që kryesojnë të shkëputur më katër pikë. Në “San Siro” mjaftoi një gol i Dumfries për të thyer ekipin “granada”, një ndeshje jo e lehtë kur vuajtën por në fund festa ishte e gjitha zikaltër.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: