TIRANE

Kohët e fundit këngëtari Flori Mumajesi ka vendosur të qëndrojë larg vëmendjes së rrjeteve sociale. Ai për muaj me radhë nuk kishte postuar asgjë nga jeta e tij e përditshme apo nga projektet muzikore.

Floriii
Floriii

Një herë u tha se Flori ishte larguar nga Shqipëria për arsye personale, por më pas rezultoi se kjo nuk ishte e vërtetë. Mirëpo së fundmi kantautori ka treguar se do të rikthehet me një projekt muzikor. Ditën e sotme ai ka tërhequr vëmendjen e mediave me një deklaratë të bërë në mesnatë në profilin e tij në Instagram.

“Thjesht të du”, shkruan këngëtari krahas një fotoje të tij, por kjo i ka bërë paksa konfuzë fansat e Florit. Nuk dihet nëse kjo deklaratë i dedikohet dikujt apo nëse është emri i këngës që Flori do të sjellë në tregun muzikor.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: