Thomas Strakosha tashmë e ka kaluar fazën e të qenit një portier surprizë në “Seria A” dhe nga java në javë po konsolidon pozicionin e tij si një nga më të mirët e kampionatit. Portieri i Lacios dhe kombëtares shqiptare deri më tani po ia arrin më së miri këtij qëllimi dhe këtë e vërteton me statistikë edhe “Gazeta dello Sport”.

E përditshmja sportive italiane ka përpiluar një listë ku renditen portierët më të mirë të “Seria A” deri në këtë moment në bazë të përqindjes së pritjeve për ndeshje. Strakosha renditet i dyti me 78.9% pritje dhe më mirë se ai ka bërë vetëm portieri i Romës, Alisson, me 86.5% pritje. 22-vjeçari shqiptar ka arritur të lërë pas emra si Handanoviç që po tregon superformë me Interin javë pas jave, apo edhe Bufon e Donaruma, të cilët janë edhe dy gardianët më të përfolur në Itali për cilësitë e tyre.
strakosha2-470x542
Për Strakoshën disa javë më parë në Itali u përfol se mund të zëvendësonte Bufonin te Juventus pasi ky i fundit të tërhiqet në fundin e sezonit.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb