Ish-deputeti i PD-së Tritan Shehu iu është bashkuar reagimeve pas betimit të anëtares së re Gjykatës Kushtetuese Arta Vorpsi pranë një notereje, pasi presidenti Ilir Meta refuzoi që ajo të ishte pjesë e ceremonisë.

Përmes një postimi në ‘Facebook’ demokrati thekson se Vorpsi shkoi tek noterja pa marrë me vete as Kushtetutën, ndërsa shton se si mund të pranojë një anëtare e Gjykatës Kushtetuese që të vihet në pozita të tilla.

REAGIMI I SHEHUT
Gjykata Kushtetuese e çdo vendi demokratik në botë është institucioni i përbërë nga specialistët më të aftë, më solid, të pa tjetërsueshëm, koshient të pozicionit të tyre e rëndësisë së madhe të tij për vendin.
Dhe sot një juriste, që mbas shume seleksionimesh e vetingjesh u sapo votua për atë institucion madhor nga ai “Kuvend” antikushtetues e 122-sh me 42 pupacë, shkon me vrap të “betohet” tek noteri i saj, pa marrë as Kushtetutën me vete…, kishte vetëm 26000 lekë!
Dikush thotë që e urdhëruan…unë pyes, një person që zbaton urdhra të tilla duke e vënë veten e tij në pozita kaq qesharake a mund të jetë anëtare e Gjykatës Kushtetuese?!
Dikush tjetër lexoj që shkruan se e bëri nga pa dija…pyes përsëri, a mund të jetë kaq i pa ditur një Gjykatës Kushtetues?!
Ka dhe shume mendime të tjera rreth e rrotull…të gjitha të pa pajtueshme me atë institucion thelbësor.
Mbas mbi dy vitesh pa Gjykatë Kushtetuese, pritje të ankthshme për atë, me të drejtë lind pyetja e dyshimi i madh: ky do të jetë niveli e modeli i asaj që po vjen si pasojë e kësaj Reforme?
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb