Një 48-vjeçar mashtrues i vetëshpallur mjek nuk është shfaqur i penduar dje gjatë seancës për kërkim falje para Gjykatës së Athinës, për 12 personat që i çoi drejt vdekjes dhe 14 “pacientët” që në momentet e fundit i shpëtuan veprimtarisë së tij kriminale.

Mospendesa e tij bën që makthi për ata, të cilët humbën para si dhe shpresa nga kabojanizmi i tij  të ringjallet së bashku me historitë e viktimave të “Dr Kontos”.

Nikos Kontostathis ose Kontos, siç u prezantohej klientëve të tij të painformuar, u premtonte kura për çdo sëmundje.

Zonja Tatiana vuante nga artriti kronik në gishtat e saj. Në vitin 2018, ajo u takua me mjekun fals, në Makrinicë të Pelionit, me shpresën se do t’i bënte mirë asaj dhe bashkëshortit të saj. Sot ajo thotë se është me fat që nuk rrezikoi të humbiste jetën nga “këshillat e tij mjekësore”.

Siç rrëfen ajo për protothema.gr, sapo e takoi ai i tha se kishte shëruar Rockefeller-in dhe Schumacher-in.

“Ai na ishte prezantuar nga disa miq të familjes që ishin klientë të tij. E takova për herë të parë në një kafene në Makrinicë. Ai na kishte lënë një takim atje dhe më pas na çoi matanë rrugës në një dyqan barishtesh për të blerë hithra dhe gjembak. Edhe këto na janë dhënë në sasi të gabuara që mund të na kishin dëmtuar. Na u prezantua si Kontos, jo Kontostathis. Ai na tha se kishte shëruar Rokfelerin dhe Schumacherin dhe se kishte si pacient gruan e një pronari të njohur anijesh. E kishim parë në televizor dhe ishim disi të hutuar në fillim kur morëm vesh se ai po na mashtronte“, tregon gruaja nga Pelioni për 48 -vjeçarin që reklamohej si mjek, duke u kërkuar pacientëve hallexhinj nga 800 euro për 4 takime.

“Ai pretendonte madje se ishte pilot dhe e merrnin nga forcat ajrore kur kishin nevojë për të. Na mori 800 euro për 4 trajtime dy mujore. Ishte një çmim ‘miqësor’ sepse nuk kishim asgjë serioze. Nga shoqja ime e dija që merrte dhjetëra, mijëra euro sepse vuante nga një sëmundje e rëndë. Në fund, gruaja vdiq. Ajo e kishte ndërprerë kimioterapinë për një kohë dhe po merrte barërat e Kontostathis. Edhe pse nuk kishte të ardhura të mëdha, ajo merrte mjaftueshëm para çdo muaj”, tha dëshmitarja.

Siç shpjegon zonja Tatiana, mjeku fals nga Volosi i ka dhënë “receta” për të ushqyerit, duke i premtuar se me dietën e tij do të bëhet mirë. Në raste të tjera, megjithatë, ai i ofroi asaj “ilaçe” alternative në doza që madje mund të vrisnin.

“Herë të tjera na jepte barishte në doza shumë të mëdha që mund të na dërgonin në spital. Na jepte sasi për një kompani”, përshkruan ajo ndërsa kujton se Kontostatis trajnonte të afërmit e pacientëve për të bërë “injeksionin e palcës kurrizore”…

“Dr Kontos”, ai kishte si bashkëpunëtor një kirurg vaskular të njohur nga Volosi , i cili gjithashtu kishte një ordinancë në Athinë. Atje ai mori viktimat e tij që nuk dyshonin për të bindur të afërmit tashmë skeptikë.

Ai vazhdoi të na jepte takime me një kirurg vaskular në Volos. Ai na tha se është i besueshëm dhe se garanton personalisht atë që propozon Kontos. Por sipas saj kur Kontos e kuptoi që dyshonim për të, ndërroi numrat e telefonit, adresën e e-mail-it dhe u zhduk.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: