Një grua shqiptare është gjetur e vdekur nga policia greke.

Mister dhe shumë pikëpyetje lindin me rastin e gjetjes së trupit të një 62-vjeçareje në rrugën Tsopanakou në Gyzi.

Shqiptarja është gjetur e pajetë nga ambulancat e EKAB-it, të cilët janë njoftuar për trupin nga bashkëshorti i saj. Trupi i pajetë është gjetur në dhomën e gjumit në banesë me shenja dhune në trup ndërsa në banesë nuk u konstatuan të kishte shenja të hyrjes së personave të huaj.

Bashkëshorti i saj, i cili ka njoftuar EKAB-in, nuk është gjetur dhe kërkohet nga autoritetet për të dhënë shpjegime, ndërsa po shqyrtohet mundësia e një krimi.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: