Pas sfidës në ”Allianz Stadium” të Torinos Juventus dhe Barcelona kanë thumbuar njëra-tjetrën në ”tweeter” për mungesën e Ronaldos.

Pas fitores, Barcelona duke publikuar një foto të Messit në ndeshje shkruan duke etiketuar Juventusin se ”Ne jemi të kënaqur që keni qenë në gjendje të shihni ”Goat” në fushën tuaj”.

Nga ana tjetër faqja zyrtare e zikaltërve ka replikuar menjëherë duke ironizuar ” Ju ndoshta e keni parë në fjalorin e gabuar. Ne do ju sjellim të duhurin në Camp Nou”.
Duket se juventinët nuk i ka trembur humbja dhe paraqitja e Barcelonës ndaj Juventusit teksa paralajmërojnë se në Camp Nou me Cristiano Ronaldon në formacion do jenë të frikshëm.

  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb