Komiteti i Disiplinës i Dhomës së Avokatisë së Shqipërisë do të mblidhet të mërkurën në orën 14:30. Komiteti do të shqyrtojë ankimet e bëra për avokatët që kanë thyer bojkotin.

Burime bëjnë me dije për BalkanWeb se ka një numër të konsiderueshëm të avokatëve që kanë marrë pjesë në seanca kryesisht masa sigurie.

Në të dy mbledhjet e Dhomës së Avokatisë të datës 29 qershor dhe 8 korrik u përcaktua që thyerja e bojkotit do të konsiderohej shkelje e rëndë.

Për këtë avokatët do të procedoheshin sipas ligjit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb