Policia e Lezhës ka kapur në flagrancë dy të mitur pasi dyshohet se kanë vjedhur një shumë parash në një berberhane, pasi i kanë thyer xhamat.
Për shkak të moshës, të miturit janë proceduar në gjendje të lirë.
Blutë kanë sekuestruar mjete të ndryshme pune, 2 celularë, 1 biçikletë dhe sende të tjera të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Njoftim:
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lezhë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për 2 të mitur, 17 vjeç dhe 15 vjeç. Dy të miturit u kapën në flagrancë nga shërbimet e Policisë, afër një berberhaneje, në të cilën dyshohet se pasi kanë thyer xhamat, kanë vjedhur një shumë parash, mjete të ndryshme pune, 2 celularë, 1 biçikletë dhe sende të tjera, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Gjatë kontrollit fizik, 17-vjeçarit iu gjet një dorezë metalike, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
(BalkanWeb)