TIRANE – Policia e Tiranës ka vënë në pranga autorin e katërt të thyerjes së xhamave të 23 makinave, pak ditë më parë në zonën e Unazës së Re në kryeqytet.

Burime nga policia e Tiranës bëjnë të ditur se në pranga ka rënë 20-vjeçari Aldo Menga, i cili ishte shpallur në kërkim, bashkë me 2 të rinj të tjerë, për veprën penale të “Shkatërrimit të pronës”.

Pak ditë më parë, policia arrestoi tre të rinjtë: Bledar Hilaj, Sadik Krasniqi dhe Endri Gjonaj, pasi në gjendje të dehur kanë dëmtuar me sende te forta, si dhe kanë goditur me shkelma xhamat dhe pasqyrat e 23 automjeteve, të cilat kanë qenë të parkuara pranë njëra-tjetrës, në rrugën “Sokrat Miho”.

Ndërkohë në kërkim vijojnë të jenë shtetasit:
• G. Rr, 28 vjeç , lindur në Kukës dhe banues në Tiranë, i dyshuar për veprën penale të “Shkatërrimit të pronës” në bashkëpunim parashikuar nga neni 150 dhe 25 i K.Penal.
• K. Z, 23 vjeç , lindur dhe banues në Tiranë, i dyshuar për veprën penale të “Shkatërrimit të pronës” në bashkëpunim parashikuar nga neni 150 dhe 25 i K.Penal.
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: