SARANDË

Një 31-vjeçar banues në Rumani është arrestuar nga policia në Sarandë.

Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Sarandë arrestuan në flagrancë për veprat penale “Shkatërrimi i pronës” dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”, shtetasin B. M., 31 vjeç, banues Bukuresht, Rumani, pasi ka thyer xhamin e dritares së një lokali në Sarandë dhe nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të Policisë, për t’u shoqëruar në ambientet e Policisë.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb