Zv.kryeministri Arben Ahmetaj foli në seancë plenare mbi raportin e Këshillit Kombëtar të Integrimit. Por ndërsa tha se me fjalime politike asnjë prej forcave politike nuk ka dalë kundër integrimit europian, në veprime shumë forca e kanë ngadalësuar integrimin. Ndër të tjera Ahmetaj iu përgjigj edhe denoncimit të ish kryeministri Berisha sipas të cilit, është thyer embargo me Rusinë.

“Është raporti vjetor i këshillit të integrimit, i jep mundësi të gjithëve të flasin për gjithcka, para dhe mbrapsht na jep mundësinë të kujtojmë historinë. Dhe sic na ka mësuar edhe paraparafolësi ( Berisha ) na tregon te metat dhe përparësitë si komb.

U fol për thyerje embargo me Rusinë, dhe m’u kujtua 1994 kur thyhej embargo me naftën dhe furnizohej me naftë vrasësi i shqiptarëve. Asnjë nga ata që e keqpërdorin historinë nuk zënë mend nga kjo por qytetarët i kthehen në kujtesë.
Në diskurs, asnjë prej forcave politike nuk ka dalë kundër integrimit europian.Në veprime shumë forca e kanë ngadalësuar integrimin. Beteja kundër reformës në drejtësi ishte qëllimshmëri e ngadalësimit europian dhe aty u përballën dy botë, e ardhmja dhe e kaluara.

Pash shumë lider të rinj, dhe aspiratën e tyre për lider madhor të PD të asaj që vijon të bëhet mollë sherri mes babait dhe të birit, ja ku e kemi Joridën që falenderon Ballën, autoritet dhe vlerëson KE, që ka thënë se Shqipëria i ka bërë detyrat e shtëpisë. Shqipëria sot qëndron në piedestal si vend që prodhon siguri, bashkëpunim rajonal. Ajo që ne bëjmë me atë që po ndodh në Ukrainë, në pushtimin e Ukrainës nga Putin dhe Rusia janë konsum politik për sherrin baba e bir, që s’ia kemi kusur, secili gjeti atë që mbolli.

Cfarë është Open Ballkan? Po, duhet diskutuar politikisht. Bashkëpunimi sjell prosperitet. Ka qëndrime të ndryshme, patjetër po diskutohen në tryeza jo me luftë as me të vrarë. Është një diferencë e madhe që tregon maturi maksimale të Shqipërisë.

A duheshin hapur negociatat? Patjetër! Pse nuk janë hapur? Cfarë kusuri ka Shqipëria pse Bullgaria bllokon Maqedoninë e Veriut. Së fundmi dua ti referohem protestave. Vend ii vetëm në NATO, që proteston. Një popull ka legjitimitet të protestojë, për cështjet ekonomike. u thanë gënjeshtra nga më të ndryshmet. Dikur shkonte taksa 10% sot shkon zero për 104 mijë biznese. Asnjëherë ndihma për qytetarët në nevojë nuk është e mjaftueshme. Kemi patur tre periudha të vështira dhe akoma s’ia kemi dalë. Kishim tërmetin, pandeminë, por së bashku i përballuam me dinjitet. Jemi vend i vogël nuk jemi të pasur.

E treta është lufta në Ukrainë. Ka shtuar në tryezën e cdo shqiptari, është një valë, një cunam global që godet njerëzit në nevojë. Paketa është dinjitoze, është rezistencë sociale, po i rezistojmë një lufte.” u shpreh Ahmetaj.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb