Policia e Tiranës ka reaguar lidhur me thyerjen e memorialit turk në kodrat e Liqenit Artificial. Policia sqaron se ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm, ku një person ende i paidentifikuar ka dëmtuar me sende të forta një pjesë të memorialit.

“Në orët e para të mëngjesit, tek parku i Liqenit të Thatë, një person ende i paidentifikuar ka dëmtuar me sende të forta një pjesë të një memoriali. Grupi hetimor po kryen veprimet me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit”, thuhet në njoftimin e policisë.

Memoriali u vendos në kodrat e Liqenit Artificial më 15 korrik në nderim të viktimave të grushtit të dështuar të Shtetit në Turqi, në 15 korrik të vitit 2016, në të cilin janë gdhendur emrat e personave që humbën jetën në këtë ngjarje. Vendosja e memorialit u shoqërua me debate e kundërshti, ku nuk munguan edhe protestat kundër ngritjes së tij. Pak kohë më parë, momeriali u rrethua me letra higjienike, si shenjë kundërshtie për vendosjen e tij në Tiranë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb