AFGANISTAN- Talebanët arrijnë të ‘zbatojnë’ qytetin e Sanginit në Afganistan. Pas disa ditësh luftimesh të ashpra, forcat qeveritare afgane humbën kontrollin e qendrës së këtij qyteti, pjesë e provincës së Helmandit.

Prestigjiozja BBC-së bënë me dije se autoritetet lokale janë shprehur se, talebanët kontrollojnë godinën e bashkisë dhe stacionin e policisë së qytetit. Ndërkohë nga ana e tyre, guerrilasit thonë se kanë marrë nën kontroll të gjithë rajonin dhe se flamuri i tyre është ngritur në Sangin.

Sakaq, ministria afgane e Mbrojtjes deklaroi se luftimet vazhdojnë dhe se drejt vendit të ngjarjes janë dërguar përforcime. Ndërkaq, Haji Suliman, guvernatori i rajonit, ka thënë për BBC-në se ishte larguar nga qyteti përmes një avioni të nisur nga baza Shorabak, dikur Camp Bastion, së bashku me 15 anëtarë të plagosur të forcave të sigurisë.
Ndërkohë, një oficer policie i identifikuar me emrin Ashuqullah pohoi për median britanike se qyteti është tërësisht në duart e militantëve.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: