TIRANE- Kohët e fundit biznese të ndryshme në kryeqytet kanë rënë pre e grabitësve që thyejnë dritare e dyer për të arritur më pas tek kasaforta. Një lajm i momentit të fundit bën me dije se gjatë orëve të mbrëmjes është thyer brava e derës kryesore të Universitetit të Arteve, por nuk dihet ende çfarë është grabitur aty.

Mësohet se persona ende të paidentifikuar kanë hyrë brenda universitetit pasi kanë thyer bravën e derës kryesore. Thyerja është konstatuar mëngjesin e sotëm nga zv. rektori, i cili ka lajmëruar menjëherë policinë.

Oficerët e komisariatit nr. 2 kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe po verifikojnë nëse është kryer apo jo vjedhje në Universitet.
(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb