Mosha është një element i rëndësishëm në futboll, vitet bëjnë të veten edhe për një gjigand si Zlatan Ibrahimovic. Sulmuesi nuk po gjen paqe me dëmtimet, i sapo rikthyer në fushë, Ibra është i detyruar të “parkojë” sërish në infermieri.
I rikthyer nga grumbullimi me ekipin përfaqësues, Ibra u ankua për një shqetësim në kofshë, vizitat e para mjekësore flasin për një problem muskulorë. Nuk është plotësisht e qartë shkalla e dëmtimit, por gjendja e tij do të monitorohet javë pas jave.

E sigurt është që Ibra, duke nisur që nga sfida në fundjavë përballë Napolit, nuk do jetë në dispozicion të trajnerit Pioli.
(BalkanWeb)