Kukësi dhurojë një spektakël ofensiv në sfidën kundër Kamzës, Shkurtaj, Rama dhe Rroca arritën të gjenin rrugën e rrjetës, tre lojtarë të afruar gjatë merkatos së janarit, një arsye më shumë për të festuar atë trepikësh që i mban ende në vallë për titullin kampion.

Kukesiii
Kukesiii

Verilindorët shpresojnë shumë që Partizani të ndalet në derbin e kryeqytetit, por më parë duhet të bëjnë saktë detyruar e shtëpisë, të mposhtin Luftëtarin. Pavarësisht se ndaj Kamzës siguruan fitoren, dukshëm Kukësi ishte një ekip i prekshëm, pësuan dy gola, kjo e kushtëzuar dhe nga mungesat e shumta, mbi të gjitha në mbrojtje.

Vasil Shkurtaj
Vasil Shkurtaj

Vasil Shkurtaj shënoi golin e tij të parë në kampionat me fanellën e Kukësit, por ai takim i solli një frakturë në gishtin e njërës dorë. Dënimi nuk është në shkallën e brazilianit Kordero, një tjetër mungesë si pasojë e frakturës në dorë, gjithsesi gjendja e vlonjatit do të monitorohet edhe në ditët në vijim.

Kukesi Ndeshja Me Luftetarin
Kukesi Ndeshja Me Luftetarin

Drejtuesit e klubit vijojnë ti besojnë sërish stadiumin “Elbasan Arena” pasi edhe Luftëtarin do ta mirëpresin në këtë impiant, hyrja do të jetë falas për tifozët.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb