Humbja e rëndë përballë Almeria-s trazoi jo pak ambientin në shtëpinë e Barcelonës, një disfatë e paparashikuar që mban të ndezur garën për titull në La Liga. Jo vetëm 3 pikët e lëna, por trajneri Xavi humbet edhe shërbimet e “bomberit” kryesor, Robert Lewandowski.

Polaku pësoi një dëmtim muskulor duke e detyruar të parkojë në bokse për të paktën dy javë. Lewandowski nuk do të jetë në dispozicion të Xavi-t për ndeshjen e kthimit në Kupën e Mbretit kundër Real Madrid.

Sport
Sport

Polaku pritet të kthehet në fushë më 19 mars.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb