FRANCA

Franca ka regjistruar një tjetër rekord të ri të bilancit të COVID-19 në 24 orët e fundit.
10 mijë e 561 të infektuar me COVID-19 janë shënuar së fundmi, dhe tashmë rrëzohet edhe rekordi i së enjtes, kur Franca regjistroi 9 mijë e 843 raste si asnjëherë më parë gjatë pandemisë.

Tashmë duket se Franca i është kthyer një vale të dytë, teksa qeveria edhe kësaj radhë nuk do e tolerojë rritjen e rasteve të COVID-19.
Testime masive dhe të shpejta do të kryhen në Francë teksa disa biznese do të punojnë me orar të reduktuar ditor.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb