KALIFORNI – Pilotët e një balone të mbushur me helium, që po fluturojnë mbi Oqeanin Paqësor, thyen të premten rekordin e kohëzgjatjes së udhëtimit me një balonë të tillë, duke shënuar më shumë se 138 orë në ajër.
Troy Bradley dhe Leonid Tiukhtyaev po udhëtonin përgjatë bregdetit të Kalifornisë, kur tejkaluan rekordin e deritashëm prej 137 orësh, 5 minuta dhe 50 sekonda. Ky rekord ishte vendosur në vitin 1978, kur Ben Abruzzo, Maxie Anderson dhe Larry Newman bënë fluturimin e parë Trans-Atlantik me balonë të mbushur me helium.
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: