Organizata Botërore e Meteorologjisë se është regjistruar dallga më e lartë në botë në Oqeanin e Atlantikut Verior. Vala 19 metra e lartë ra midis Islandës dhe Mbretërisë së Bashkuar.

OBM tha se dallga aktuale kishte tejkaluar rekordin e dallgës 18.275 metra të lartë të rënë në dhjetor të vitit 2007. Ajo dallgë gjithashtu u rrëzua në bregun e Atlantikut Verior.

Megjithatë edhe pse e pa regjistruar, thuhet se në vitin 2002 një  anije dalloi një dallgë 29 metra të lartë në të njëjtin vend.

Zyra meteorologjike e Londrës ka vendosur në oqean pajisje që masin lartësinë e dallgëve. Këto pajisje gjithashtu parashikojnë rreziqet meteorologjike në det të hapur.

 (e.f/ BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: