Higjiena dhe rregulli në shtëpi duket se është kthyer në një problem serioz. Për t’i nxitur drejt rregullit, pastërtisë dhe sistemimit ‘Vëllai i Madh’ ka vendosur të paralajmërojë banorët. Moderatorja Enxhiel dhe aktori Donaldi, i numëruan njëri-tjetrit punët që kanë bërë në shtëpi, duke e kaluar debatin në shembuj specifikë dhe duke ngritur zërin.

Donald Veshaj ka qenë ai që e ka nisur debatin duke i thënë moderatores se nuk e ka bërë punën e saj që ka zgjedhur, për t’u marrë me rrobat në lavanderi, ndërkohë sqaroi se ai ka bërë punët e tij.

Nga ana tjetër moderatorja Einxhell Shkira i kthehet ashpër aktorit duke i thënë “ti nuk mbledh brekët e tua”. Në debat përfshihet edhe Ilir Shaqiri, i cili ka theksuar faktin se vajzat duhet të tregohen më të kujdesshme dhe të pastra.

Debati Einxhell-Donald:

Donald: Unë dje kam larë një prig me enë sin ë restorant. Më the të laj enët se do bëje ti lavanderinë. Mua më vjen inat. Ju vajzat keni më shumë përgjegjësi.

Einxhell: I ka larë 4 herë enët në 100 ditë. Ti brekët e tua nuk i mbaledh janë shpërndarë aty nëpër lavanderi. 100 herë të kam thënë.

Donald: Prap me brekët ti. A më the që do bëje lavanderinë?

Einxhell: Jo.

Donald: Jo, po tallesh me mua.

Einxhell: Nuk e bëra sepse më the do i laj enët kur të më dojë qejfi. Unë ti kam larë rrobat. Ti ke bërë punë më pak nga të gjithë kështu që të takon më pak të flasësh.

Iliri: Sa herë e kam parë thesin plot e kam çuar, kush është fjalë e madhe. Çohuni rregulloni!

Einxhell: Më flet Donaldi mua për lavanderinë.

Iliri: Çohuni pastrroni, mbidhni flokët e juaja gra!

Donald: Nuk ka më peshqirë jashtë. Kështu ka vendosur vëllai i madh.

Einxhell: Po ti që sa i nxorre jashtë para dy orësh.

Donald: Ça ke moj Ënxhëll.

Einxhell: Mos më thuaj Ënxhëll. Të të vijë zor që më përmend muhabetin e lavanderisë.

Donald: Qetësohu, dhe ti që je vajzë më thua mua për lavanderinë.

Einxhell: Çfarë domethënë që unë jam vajzë. Unë nuk kam ardh të të shërbej ty. Unë higjenën time e mbaj. Donaldi nuk ngren pjatën e vet kurrë.

Donald: Tallesh ti moj gënjeshtare.

Einxhell: Sa herë ja kam nderë rrobat Donaldit që janë qelbur aty brenda. Dhe mos më thuaj më Ënxhëll! Shakanë që kam unë me Monikën s’mund ta përmendësh!

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: