Deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu, i ftuar në studion e emisionit “Log” në News24, komentoi përgjimet që përfshijnë zv/kryeministren dhe ministren e Infrastrukturës, Belinda Balluku, nën hetim nga SPAK për një tender rreth 50 milionë euro për tunelin e Llogarasë.

Ai komentoi një fragment përgjimesh ku, sipas transkriptit, Balluku i thotë ish-kreut të ARRSH, Evis Berberi: “t’i çoj fjalën atij k*rvës që kërcënon”.

“Presionin mbi Ballukun e ushtron vetëm Edi Rama. Rama i vendos ata në rresht që të mbrojnë çdo hajdut deri sa i duhet atij’, u shpreh Balliu, duke thënë se sipas tij Balluku i referohet numrit një të qeverisë me termin ofendues.

Deputeti theksoi se, sipas tij, kryeministri mundohet ta kthejë përgjegjësinë tek Balluku përmes publikimit të dokumenteve dhe përgjimeve, ndonëse sipas Balliut përgjegjësia reale duhet kërkuar tek ai.

“Ai u thotë: ‘po të mbroj’, por këto letra, përgjime etj., i hedh Rama për të treguar që e ka fajin Belinda dhe jo ai. Ky thotë sikur nuk di gjë. Këtu vjedh gjithë qeveria dhe Rama s’di gjë? Po le të ikë pra,” deklaroi Balliu.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb