Bekim Balaj, sulmuesi kuqezi, zgjidhi Vllazninë për tu rikthyer në Superiore, një zgjedhje zemre, por i bindur dhe nga projekti. Balaj nuk fshihet, por shprehet i bindur se ka ardhur momenti për t’i sjell qytetit titullin kampion, pasi për të Kupa nuk mjafton më:

“Mund t’i quaj të ngjashme me atë që kam veshur për herë të parë fanellën. Disa nuk ishin të bindur që kisha firmosur madje. Vllazninë e ndjek gjithmonë.

Këtu ka një projekt serioz që më bën pjesë dhe mua. Shkodra është gati për t’u shpallur kampion.

Sulmuesi për gola merret. Shpresoj që të bëj sa më shumë, por si fillim duam titullin.

Unë vetëm dje kam bërë stërvitjen me ekipin, por do të jem gjithmonë gati.

Dëshira është e madhe si çdo shkodran për të fituar titullin kampion. Fitimi i Kupës ndoshta nuk të jep më emocione.

Është herët për të thënë. Nuk kam ardhur në Shkodër për ta mbyllur. Ndoshta do ta mbyll te Vllaznia pas disa vitesh, por është herët.

Shkodra më ka dhënë shumë gjëra. Mund të më japë sërish një vend në Kombëtare.

Dihet që tifozeria shkodrane i jep mbështetje Vllaznisë gjithmonë. Shpresoj që të arrijmë një fitore që ta mbushim sa më shpejtë stadiumin”, u shpreh Balaj.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb