Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe nuk i ka kursyer kritikat për qeverinë sa i takon asaj çka është bërë në sektorin e bujqësisë.

Teksa po fliste për problematikat në këtë sektor, deputeti Arben Pëllumb i ka kërkuar kolegut që të flasë shkurt pasi ka edhe të tjerë që kërkojnë fjalën.

Debati
Arben Pëllumbi: Të lutem, përmbylle se duan të flasin dhe të tjerë….

Erion Braçe: S’kam nevojë për lavdërime. Unë me thënë të drejtën dëgjova deri tani, i pranoj lavdërimet, po do dëgjoja disa sugjerim që duhet t’i marrim, se vitin tjetër do jetë vonë, për PS dhe për bujqësinë. Vitin tjetër do të jetë shumë vonë Ben, më beso. Ja ku i ke pyeti

Arben Pëllumbi: Po atë po bëjmë, atë po pyesim.

Erion Braçe: Tani do që unë mos të flas, po kjo nuk ka ndodhur që nga 1990. Bujqësi jo aq sa duhet e nevojitet dhe importe te shtrenjta të produkteve të gatshme që na vijnë nga Evropa e më gjerë e kjo është kriza jonë, këtë krizë ne duhet ta adresojmë për ta zgjidhur. Pandemia, lufta në lindje të Evropës do duhej të na kishte bërë të vetëdijshëm për nevojën jetike të fshatit, bujqësisë, blegtorisë, prodhimi vendas, fshatarëve ta themi troç se është përdorur me konotacion negativ ndërkohë që s’është turp të jesh nga fshati. S’ka ndodhur duhet ta pranojmë e nga unë i pari të pranojmë një nga arsyet e rëndësishme se ne kemi pak afrimitet me importet, madje dhe afrimitet klientelist dhe të lëndëve të para e produkteve te gatshme që vijnë nga importi. Është themelore kjo veçanërisht ndarja e tregtarëve të mëdhenj të lëndëve të para që çmimet e tyre po i vuajnë të gjithë që janë këtu sot.

Katër veta sjellin sot vajin, 3 veta sheqerin, 4 veta orizin, sic dy veta zotërojnë tregun e inputeve bujqësore që vuani të gjithë çmimet e tyre. Nuk është e vërtetë ajo që ne themi zakonisht që në atë treg ka konkurrencë. Një pjesë e madhe e tyre kanë abuzuar barbarisht gjatë këtij viti e vitit që kaloi.
Të dhënat qe kam unë nga Doganat e Tatimet tregojnë që kanë shitur 50% më shtrenjtë nga sa kanë sjellë në doganë plehrat kimike që një pjesë janë dhe të pacertifikuara. Pra bujqësi jo aq sa duhet e nevojitet dhe importe te shtrenjta të produkteve të gatshme që na vijnë nga Evropa e më gjerë e kjo është kriza jonë këtë krizë ne duhet ta adresojmë për ta zgjidhur.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: