TIRANE – E ftuar pasditen e djeshme në “Rudina” për të folur për një projekt të ri Ilda Bejleri rrëfeu edhe shumë detaje nga jeta e saj private dhe raportin e ngushtë me familjen dhe sidomos vëllanë.

9b01e9c3bca294935ff532323978bcd9

Bledi Bejleri Bledi jeton në Gjermani dhe është solist i një prej teatrove më të rëndësishëm atje. “Motra, për një muaj do të vij në Shqipëri, në Pallatin e Kongreseve. T’u tregojmë të gjithëve se kush jemi.

Të përshëndes, je motra më e mirë në botë. Nuk kam çfarë të them më tepër, ti e di se sa të dua. Mezi po pres të shihemi në Tiranë”,- tha se Bledi në mesazhin e tij. Edhe pse kishte menduar se mund të kishte një surprise në emision Ilda u emocionua shumë dhe e kishte të vështirë t’i përmbante lotët.

“Lidhja me Bledin është shumë e fortë, ashtu si me të gjithë familjarët. Ne, si familje kemi sakrifikuar shumë për njëri-tjetrin. Bledin nuk e shoh shpesh, por jam shumë e lumtur dhe krenare që kam një vëllai si ai”- tha Bejleri.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb