Analistët Arjan Vasjari dhe Ervis Iljazaj janë përplasur në studion e emisionit “Real Story” të gazetarit Sokol Balla, në News24.

Vajsari i është kthyer Iljazajt, duke i thënë se kritikon gjatë gjithë kohës Sali Berishën, por nuk mban të njëjtin standard edhe me Lulzim Bashën.

Sipas Vasjarit, ai e kritikon Berishën, pasi e ka inat, por një gjë e tillë nuk i ka pëlqyer Iljazajt, i cili ka kërkuar të mbyllë debatin.

Pjesë nga Debati:
Vasjari: Ti je i madh mor Iljazaj. Ti me të drejtë e paragjykon Sali Berishën dhe thua ka bërë këtë e atë.
Iljazaj: Unë nuk thashë asgjë.
Vasjari: The plot. Që nga fillimi e deri tani ti thua Sali Berisha 1, 2, 3, 4.
Iljazaj: Ore nuk kam folur fare për Berishën.
Vajsjari: Duhet të mbash përgjegjësi.
Iljazaj: Po mbaj, ktheheni ta dëgjojmë.
Vajsari: E di që ke inat mor zotëri, por më lër të mbaroj.
Iljazaj: Nëse diskutojmë kështu, e mbyllim diskutimin fare. Ca është kjo ‘e ke inat’
Vasjari: Në rregull të kërkoj ndjesë. Nëse ti me të drejtë e kritikon Berishën, unë të them pse nuk mban të njëjtin standard me Lulzim Bashën, i cili ka shkallmuar statutin.
Iljazaj: Por nuk mendoj se ka shkelur statutin në këtë rast.
Vasjari: Po si mo, ka humbur 4 herë zgjedhjet.

Iljazaj: Bashës mund t’i kërkohet dorëheqja për 25 prillin, por jo këtë vendim, sepse është një nga vendimet më të mira të marrë në krye të PD. Kjo krizë nuk është për shkak të demokracisë së brendshme, por ndaj aktit të PD. Kjo krizë është për pezullimin e Berishës që2 ka 30 vite që ndikon në atë parti. Vendimi i Bashës nuk ka shkelur statutin, sepse PD, aleancën me SHBA është një detyrë.
Vasjari: Saliu po kërkon që në atë parti të votohen. Këto janë principe elementare.
Iljazaj: Ne biem të gjithë dakord që Sali Berisha nga deklaratat që ka bërë të mos pezullohej. Kjo është masë disiplinore, është pezullim deri sa të zgjidhet çështja. Ideja është që ne të gjithë biem dakord, që nëse Berisha do të ishte në PD do të izolohej nga SHBA. Nëse për këtë vendim kryetari do të pyeste anëtarët, unë besoj që ai kryetar nuk duhet të ishte aty. Këtu nuk thonë çështjen kryesore. Edhe pse ka shkelur demokracinë e brendshme, në një shoqëri kanë konkurrenca që konkurrojnë. Edhe nëse do e shkelte statutin, një parti politike vendos në bilanc çështja të ndryshme.
Vasjari: Ju thoni që akti i Lulzim Bashës është pro amerikan se ka dëbuar Berishën duke mos respektuar statutin. Unë them thjesht që Basha është anti-amerikan me vendimin që ka marrë. Amerika është që të respektosh reformën në drejtësi, standardet, kjo është Amerika. Nuk ka anti-amerikan në Shqipëri. Shoqëria shqiptare është pro-amerikane. Nuk duhet ta kundërshtonim SHBA-në ne kur donte të na sillte armët kimike këtu?!

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb