TIRANE

Ti gjithnjë zgjedh djem të bukur”,- kështu i ka thënë ish-bashkëshorti Adriana Matoshit kur mori vesh për lidhjen e saj të re me futbollistin 21-vjeçar Keith Qwen Groenveld.

E ftuar në “Ftesë në 5” Matoshi tha që është njohur që në gjimnaz me ish- bbashkëshortin e saj Arjan Sylejmani dhe se janë martuar shumë të vegjël.

Edhe pse me 4 fëmijë, aktorja i dha fund martesës së saj gati 15 vjeçare rreth 6 vite më parë, ndërsa sot është duke shijuar lidhjen e saj të re me futbollistin afrikan.

Edhe pse është paragjykuar shumë për moshën dhe prejardhjen e të dashurit të saj të ri, në fakt ish- bashkëshorti i saj është ai që e ka këshilluar të mos dëgjojë fjalët e të tjerëve, por vetëm zemrën e saj.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: