TIRANE- Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi i ka kushtuar një dedikim tejet të ndjerë nënës së saj, pasi ajo ka ditëlindjen. Përmes një statusi në ‘Facebook’ Kryemadhi  teksa i thur fjalët më të ëmbla për nënën e saj, tregon se ajo është heroina e saj e heshtur.

Duke lënë për pak çaste deklaratat politike, kryetarja e LSI-së ka postuar edhe një foto me nënën e saj.

URIMI I KRYEMADHIT
Një urim ndryshe dhe plot emocion ka qenë ai i Monika Kryemadhit. Mamaja e saj ka sot ditëlindjen dhe kryetarja e LSI-së i ka bërë një dedikim special.

Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, Kryemadhi ka lënë mënjanë deklaratat politike, ndërsa ka postuar një foto me mamanë dhe urimin plot ndjenjë.

Postimi i plotë

Sot ti ke ditelindjen!

Një buqetë me lule do të ishte rutinë, si ajo që bëhet gjithmonë me miqtë për ti uruar.

Buqetën e dashurisë që ti më ke dhuruar, lumin e mirësisë që solle tek unë dhe sakrificat e tua të panumërta për mua nuk mund ti mbledh në një buqetë me lule.

Ti heroina ime e heshtur, që më jep dorën në çdo moment, edhe sot që unë jam nënë, për ty nuk do mjaftonin lulet e të gjitha kopshteve të botës.
Të dua shumë mami im!
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: