Deputeti demokrat, Saimir Korreshi, foli me tone të ashpra nga foltorja e Kuvendit, teksa foli për krizën e bujqësisë dhe të rritjes së çmimeve të karburanteve.

Deputeti Korreshi iu drejtua deputetëve në sallë që të guxojnë dhe të shkojnë të bëjnë foto në treg me shalqirin e të shohin nëse u shit dhe me sa u shit.

Mes të tjerash, ai foli dhe për “çunat e Londrës”, duke thënë se është lodhur kot duke lexuar e duke shqyer sytë.

“Hë e shkreta parti sa mbrapa është. Ne po hamë djathë me niseshte o të nderuar. Fshatari po blen qumësht në qytet, nuk ka më lopë. Ku janë këto subvencionet e famshme? Po nafta? Të gjithë ata të PS po e shesin naftën me 2 mijë lekë, këta të tjerët të shkretët s’kanë marrë pikë. Ky është realiteti. Sa mirë ju dolët e bëtë foto me shalqi para tre javësh. Shkoni pra sot e bëni ndonjë foto aty te tregu, se sa shitet shalqiri dhe a blihet. Sot duhet të keni guximin të shkoni, të shihni a u shit dhe a morën ndonjë kokërr leku ata të shkretët.

Gjatë javës na trumbetuat dhe për çunat e Londrës, po na vjen turp që kemi studiuar, kemi shqyer sytë e kemi ndryshuar 7 herë numrin e syzeve, i kishim rënë shkurt si çunat e Londrës, 2 milionë euro, ligjëruar. Ke frikë të shkosh në jug, se të thotë ti i shalqinjve dil këtej, se s’ke ardhur si çunat e Londrës. Ata me jahte, ne me gomordare zisi. Kjo është situata, turp të keni.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb