Miqësia e krijuar mes balerinit Ilir Shaqiri dhe këngëtarit Sabiani brenda shtëpisë së “Big Brother Albania” duket se do të vazhdojë gjatë.

Batutat e këngëtarit ku ka deklaruar se Iliri është “100 mijë euroshi im” u bë vierale kudo në rrjet.

Së fundmi Sabiani i ka bërë një surprizë balerinit. Një parashutë që mbante një banderolë ku shkruhej:

“Ti je 100 mijë euroshi im “ ka fluturuar mbi ambientet e shtëpisë së famshme. Iliri e ka pritur i gëzuar këtë surprizë të ëmbël nga miku i tij i besuar. Ndërkohë Sabiani duket se është kujdesur për familjarët e Ilirit jashtë.

Ai fillimisht është takuar me prindërit e balerinit e më pas ka vizituar në Itali gruan dhe vajzën e Shaqirit, premtim që ai ia bëri balerinit gjatë qëndrimit në shtëpi.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb