Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Bebe Rexha, pak ditë më parë shpërndau në rrjetin social Instagram një video që e kishte realizuar në TikTok.

Bëhet fjalë për një video satirike, përmes së cilës ajo shfaqet kinse duke i thënë një mashkulli “ti je i neveritshëm”.

Megjithëse videoja ishte pëlqyer dhe komentuar shumë nga fansat, rrjeti social Instagram ka vendosur ta fshijë atë për shkak të promovimit të gjuhës së urrejtjes.

Këtë e ka bërë të ditur vet artistja Rexha përmes një shpërndarje në InstaStory, ku ka shfaqur mesazhin që Instagram i ka dërguar pas fshirjes së Instagramit.

“Postimi juaj bie ndesh me udhëzimet tona të komunitetit. Ne e hoqëm postimin tënd sepse bie ndesh me udhëzimet e komunitetit për gjuhën e urrejtjes ose simbolet. Edhe nëse nuk keni dashur të ofendoni, udhëzimet tona inkurajojnë njerëzit të shprehen në një mënyrë që respekton të gjithë”, ka qenë mesazhi i Instagramit që këngëtarja e ka ndarë me fansat e saj.


Ajo vendosi një emoji në shenjë habie, duke treguar se si u çudit kur një gjë e tillë ndodhi.

  • foto galeri

Pavarësisht se është një video satirike vetëm për argëtim, Instagram duket se nuk e ka toleruar një gjë të tillë, ndonëse rrjetet sociale TikTok dhe Twitter e kanë bërë një gjë të tillë dhe videoja ende ndodhet në platformën e tyre.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb