Marrëdhënia e Mauro Icardit dhe Wanda Narës mori nuancat e një telenovele disa javë më parë, kur modelja mësoi se ai e partneri e tradhtonte me aktoren Eugenia Suarez.

Gjithçka u zbulua kur agjentja gjeti disa mesazhe që dyshja kishin shkëmbyer në telefon. Pavarësisht krizës disa ditore, dyshja vendosi të sheshonte gjithçka dhe t’ia niste edhe njëherë nga e para.

Por së fundmi, janë zbuluar mesazhet që Icardi ka shkëmbyer me China-n. Sipas “Marca”, Ëanda Nara ka gjetur në telefonin e partnerit video seksi të China-s, të cilat ajo ua ka dërguar edhe lojëtarëve të tjerë të skuadrës së Argjentinës.

Yanina Latorre, gruaja e ish-lojtarit Diego Lattorre, ishte e ftuar në programin “Los Angeles de la Manana”, ku tha se China nuk ka dëmtuar vetëm martesën e Ëanda-s, por edhe atë të futbollistëve të tjerë. Sipas saj, katër gra të tjera kanë thënë se burrat e tyre kanë marrë video nga China, në të cilat ajo shfaqet duke bërë lëvizje seksuale për të kënaqur veten.

“Janë të gjithë lojtarë të njohur. Ata i dërguan Nara-s video të China-s duke u masturbuar. Në video shfaqen skena të ndryshme. Duket që China pëlqen të masturbohet dhe ta filmojë vetes gjatë kohës që e bën këtë. Pasi i ruan videot, Suarez ua dërgon ato djemve të cilët i pëlqen”,- tha Latorre.
Një nga panelistët e ftuar në program pyeti nëse videot ishin të modifikuara, por Yanina iu përgjigj në formë të prerë me “Jo!”.

“Janë katër lojtarë nga kombëtarja dhe Icardi. Tre prej tyre jetojnë në Evropë! Të gjitha gratë e tyre janë në dijeni që po tradhtohen, por vetëm Nara reagoi publikisht. Ka nga ato që zgjedhin të qëndrojnë, ka dhe nga ato që zgjedhin të largohen pasi kanë zbuluar tradhtinë”,- shtoi Yanina.
Pas kësaj ngjarjeje, Nara vendosi që t’ia mbyllë Instagramin Mauro-s, sepse China vazhdonte ta kontaktonte.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb