BBC ka sjellë në vëmendje situatën me emigrantët që kohët e fundit është kthyer në një shqetësim. Këshilli Bashkiak i Brighyon & Hove ka bërë thirrje që qeveria britanike të reagojë dhe të marrë masa në mënyrë që të mos lejojë përdorimin e hoteleve për fëmijët azilkërkues.

Gjithashtu zëvendës udhëheqësja e këshillit, Hannah Allbrooke tha për BBC se politikat e ndjekura janë “të rrezikshme” dhe “jo të përshtatshme”.

Reagimi i vjen pas publikimit të një raporti që fëmijët po “rrëmbeheshin” nga një hotel në Brighton, por ky pretendim u mohua nga qeveria.

Allbrooke tha se hotelet ishin “me të vërtetë të rrezikshme dhe nuk janë vendet e përshtatshme për të pasur azilkërkues të rinj”.

Më tej shtoi se, rreth 1,600 fëmijë që kishin kaluar nëpër hotele vetëm në Hove, një numër “i pamundur” për t’u futur në sistemin lokal të kujdesit.

Ndërsa, gjatë janarit, këshilli i shkroi Ministrit të Emigracionit Robert Jenrick dhe i tha atij se Home Office kishte “dështuar në detyrën e kujdesit” ndaj fëmijëve azilkërkues .

Rreth 200 fëmijë, kryesisht djem adoleshentë shqiptarë, mbeten të zhdukur nga hotelet ku strehohen azilkërkuesit , tha ministri i imigracionit.

Allbrooke tha se kur azilkërkuesit mbërrijnë në këtë vend, ka “shumë trauma dhe ajo që ata kanë nevojë është mbështetje dhe kujdes. Këto hotele nuk po e ofrojnë atë”.

“Mjerisht ka autoritete lokale, duke përfshirë disa në juglindje, të cilët nuk i marrin në kujdes fëmijët azilkërkues dhe kjo është ajo që do të thotë se ka një numër të madh fëmijësh ende në hotele”, shtoi ajo.

Zyrtarja britanike i bëri thirrje qeverisë që “të zgjidhë mungesën e vendosjeve në kujdesin social të fëmijëve dhe të zgjidhë krizën e rekrutimit në punonjësit socialë, atëherë do të jetë më e lehtë për autoritetet lokale t’i marrin këta azilkërkues.”

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb