Detaje të reja dalin në dritë nga arrestimi i 24-vjeçarit në Kavajë, i cili kërcënonte një punonjës policie.

Gazetarja Dorjana Bezat raporton për ‘BalkanWeb’ se bëhet fjalë për të riun Ardit Saraçi, i cili akuzohet se ka kërcënuar një inspektor krimesh në Kavajë, pasi ky ka marrë pjesë në kontrollin e banesës dhe arrestimin e këtij shtetasi ne vitin 2019, i dyshuar për lëndë narkotike e armëmbajtje pa leje.

Bezat sqaron se më vonë i riu ka dalë me detyrim paraqitje, dhe hapte rrjete sociale e kërcënonte policin duke e akuzuar se ai ia kishte bërë gjithë këtë skenë. Madje i riu akuzonte oficerin se ky i fundit kishte thënë se ai kishte pasur lëndë narkotike.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: