Pas deklaratave të ashpra të kryetarit të PD-së Lulzim Basha, vjen një reagim nga kryeministri Edi Rama Rama sa i takon debatit për listat e hapura.

Përmes një mesazhi në Twitter, kreu i qeverisë s’i ka kursyer ironitë sa i takon ofertës që lideri i PD-së theksoi se i kishte bërë Rama.

MESAZHI I RAMES
Listat e hapura do fuskan kriminelët në parlament sipas LB e unë dashkam të bëhem President me LB kryeministër, se paskam frikë nga humbja?Në fakt jo, unë e di popullin më të mençur se veten prandaj dua të hapen listat,e s’e bëj dot Lulin KM se s’jam Populli që e vendos këtë!
Sa për koalicionin me SHPK e LSI siç e quan LB,as e ndalon hapja e listave që ta bëjë, as e detyroj dot unë që ta zhbëjë! Prandaj Lul merre me qetësi këtë proces ku more gjithë çfarë deshe,e lëri sharjet e kërcënimet,sepse koha e ka treguar që të çojnë vetëm nga humbja në humbje!

DEKLARATA E BASHES
Kryedemokrati në daljen e tij për media tha se Rama i ka futur ndërmjetës dhe kërkonte që Basha të bëhej kryeministër dhe vet të ishte president me kushtin e vetëm që të hiqeshin koalicionet parazgjedhore.

“Për një muaj e gjysmë Rama ka dërguar ndërmjetësit e tij me të njëjtin mesazh, ti kryeministër unë president vetëm të heqim koalicionet. Ramës nuk i bëhet vonë për njerëzit. Rama merakoset vetëm për pushtetin e tij. Ky ka qenë mesazhi i tij: “Heqim koalicionet dhe ti kryeministër e unë president”. Kështu e sheh Rama politikën si një pazar i ndyrë”,- pohoi Basha.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb